Mollët janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe minerale, që ofrojnë një sërë përfitimesh të larmishme. Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se lëkura e mollës ka pjesën me të madhe të vlerave ushqyese.
Kjo është arsyeja pse duhet t’i hani mollët me lëvozhgë, sidomos ato jeshile.
Përmirësojnë tretjen
Për të marrë dyfishin e vlerave ushqyese, duhet t’i hani mollët jeshile me gjithë lëkurë. Mollët jeshile ndihmojnë në procesin e pastrimit dhe mbrojnë mëlçinë. Lajeni para se ta hani, me sodë buke apo uthull të tretur në ujë.
Janë burim i pasur i vitaminës A dhe C
Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira si dhe ulin rrezikun e qelizave të dëmshme. Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmojnë për shikimin.
Janë të mira për kockat
Sipas ekspertëve, një mollë në ditë është e mirë për forcimin e kockave dhe dhëmbëve.
Luftojnë plakjen
Molla jeshile ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe eliminimin e rrathëve të zinj. Për të përmirësuar pamjen e lëkurës, konsumoni mollë rregullisht. Nëse i konsumoni me stomak bosh, aq më mirë.