4 arsyet më të zakonshme pse ju vonohet cikli

Të gjitha gratë në një pikë të jetës kanë përjetuar dhe përjetojnë cikël të vonuar.

Marketing

Mund të jetë befasuese kur cikli menstrual vjen pa pritur dhe më herët. Por, një cikël i vonuar mund të jetë shumë stresuese dhe shpesh herë edhe me dhembje.

Në mënyrë që të parashikoni ciklin tuaj është mirë të mbani shënime kur e keni periudhën e tyre, mirëpo sot e keni edhe më të lehtë, mjafton të shkarkoni programin e duhur dhe ju do të keni të gjitha njohurit rreth ciklit tuaj, raporton “GoodHouse Keeping”, transmeton lajmi.net.

Esencialisht, çdo trup i një gruaje është i ndryshëm dhe funksionon ndryshe. Mirëpo, ekzistojnë disa arsye të përgjithshme dhe më të zakonshme që pse keni përjetuar një cikël menstrual të vonuar. Këto janë:

Shtatzënia, shkaktari numër një i një cikli të vonuar, kuptohet që është shtatzënia. Është mirë të bëni një test të shtatzënisë, nëse nuk jeni shtatzënë, atëherë duhet të pritni deri në muajin tjetër për të parë se a keni një cikël normal.

Stresi, në çfarëdo forme dhe lloji, stresi ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Dhe padyshim që do të ndikoj edhe tek ndryshimet në hormone dhe në cikël. Nëse përjetoni një cikël të vonuar, atëherë kjo është një sinjal nga trupi që t’i kushtoni rëndësi vetës dhe të i merrni gjërat më shtruar.

Cista në vezore, Pa dyshim që cistat në vezore janë një çrregullim dhe jo balancim hormonal që ndodh tek gratë që qojnë deri tek një cikël i vonuar tek gratë nga mosha 18 e deri 44 vjeç. Kjo gjendje ndodh kur një grua prodhon më shumë hormone mashkullore sesa femërore. Nuk ka shërim, por duhet gjithmonë të kontrolloheni tek gjinekologu/gjinekologia dhe të konsultoheni më të.

Ushtrime të tepërta, ushtrimet janë të nevojshme për një shëndet të mirë, por ne e dimë që në asgjë nuk duhet tepruar. Edhe ushtrimet e tepërta, e sidomos pa mbështetje të ushqimit me proteina bënë që gratë të përjetojnë cikël të vonuar.