4 gola, karton i kuq dhe spektakël, në Tottenham – Liverpool ndodh gjithçka

Tottenham dhe Liverpool kanë barazuar 2-2 për javën e 18 në Premier League. Karton i kuq, ndeshje e luftuar dhe katër gola kanë bërë që skuadrat të ndajnë pikët, me vendasit që marrin një pikë në shtëpi.

Marketing

Ka qenë Kanë që ka kaluar në avantazh Spurs pas 13 minutash, për t’u barazuar nga Diego Jota në të 35 minutë. Robertson do përmbyste gjithçka në të 70 minutë, ndërsa Son në të 74 do vendoste ekuilibrat përfundimtarë. Në fund edhe një karton i kuq për Robertson.

Pas kësaj jave, Liverpool ndjek kryesuesit e City me 41 pikë, tre më pak se djemtë e Guardiolës. Nga ana tjetër Conte me të tijtë renditen në vendin e 7 me 26 pikë.

Marketing