4 kanidatë në garë për kreun e BKH, dalin emrat

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka lënë në garë vetëm 4 kandidatë, nga 8 që janë intervistuar. Përmes një njoftimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja, bën me dije se të përzgjedhurit për të vijuar më tej garën për drejtuesin e BKH, janë: Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Nga ky grup e vetmja që ka kaluar vettingun është Aida Veizaj (Hajnaj), aktualisht numri dy i Policisë së Shtetit

Marketing

Në njoftim bëhet e ditur se kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, janë intervistuar në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Në vijim, do të jetë komisioni i SPAK ai që do të përcaktojë emrin fitues, për t’ja propozuar më pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili me votim do të përzgjedhë drejtuesin.