4 Shkurti/ A mund të ketë ndalesa për disa shtetas bullgar? Përgjigjet Kovaçevski

Vendimi për hyrjen e shtetasve të huaj në vendin tonë miratohet nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në bazë të të dhënave me të cilat disponon, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë”, kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur se vallë në ditën e shënimit të përvjetorit të Goce Dellçevit, më 4 shkurt, mund të ketë ndalesë për hyrje në vendin tonë të një eurodeputeti dhe disa shtetasve bullgar, Kovaçevski tha:

Marketing

“Shtetas i një shteti tjetër, që dëshiron të hyjë në vendin tonë, dhe në rast se paraqet kërcënim për rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare apo ndaj shëndetit publik, mund t’i ndalohet hyrja në shtet. Vlerësimin për këtë e bën MPB-ja në bazë të informatave me të cilat disponon. Ky do të jetë vendim i MPB-së”, tha Kovaçevcski.