Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. R.
“Me datë 24.01.2011, rreth orës 17:00, në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, me paramendim dhe me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin B. L., duke shtënë me armë në ndaj tij godet në krahun e majtë, dy herë në dy këmbët dhe njëherë në shpinë, gjithashtu ka shtënë edhe njëherë në drejtim të dëmtuarit K. S., me ç’rast predha shkon afër syrit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Këto veprime të akuzuarit A. R., kanë ardhur si hakmarrje, ndaj të dëmtuarit B. L., pasi që ky i fundit një muaj më herët kishte therë me thikë vëllain e të akuzuarit A. R.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprat penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës (KPK)”, thuhet në njoftimin për media.
Trupi gjykues i departamentit të Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, për dy veprat penale ka shqiptuar një dënim unik prej 4 (katër) vite e 10 (dhjetë) muaj burgim.
Gjykata ka liruar nga akuza të pandehurin Rr. R, pasi që nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll të armëve.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.