4-vjeçari me kancer shërohet nga koronavirusi

Shërohet nga koronavirusi edhe pse kishte kancer.

Marketing

Një djalë katërvjeçar me një formë të rrallë të kancerit është rikuperuar nga koronavirusi, raporton BBC.

Archie Wilks u diagnostikua me fazën e katërt të neuroblastomës në janar 2019. Familja e tij treguan qe kur djali u testua pozitiv me koronavirus, ata nuk mund të dallonin simptomat sepse ishin të ngjashme me ato të trajtimit qe ai bënë për kancerin.

Prindërit e tij thanë se është “padyshim një ngritje e peshës” për të kaluar kohë me djalin në shtëpi pasi ai ishte në spital për gjashtë ditë.