40% e familjeve në Maqedoni nuk kanë makinë

Numri i makinave në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme, por megjithatë një e treta e familjeve në Maqedoni nuk posedojnë makinë në vitin 2017, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Marketing

Sipas raportit të ESHS për furnizim të familjeve me të mira të qëndrueshme të konsumimit në periudhën 2015-2017, makina kanë pasur 59,6 për qind e familjeve.

Në Maqedoni numri i makinave është në rritje të vazhdueshme edhe nga 383.833 në vitin 2015 ka arritur gjithsej 403.316 makina të regjistruara në vitin 2017, tregojnë të dhënat nga MAKStat.

Në periudhën 2015-2017, përqindja e familjeve të cilat posedojnë makina, gjithashtu është në rritje. Nga 56,5 për qind në vitin 2015 dhe 59,4 në vitin 2016 dhe 59,6 për qind në vitin 2017.

Numri i makinave të reja gjegjësisht shikuar në regjistrimin e parë po ulet, ashtu që në vitin 2017 numri i makinave me regjistrim të parë është 26.609 automjete, që krahasuar me me vitin 2016 është ulje për rreth katër mijë, kur janë regjistruar 30.423 makina të reja.

Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë për kreditim në Maqedoni në korrik të këtij viti tregojnë vazhdimin e trendit në rënie te kreditë për makina. Në nivel mujor janë aprovuar për 0,9 për qind më pak kredi për makina, ndërsa në nivel vjetor për 10,8 për qind.

Marketing