400 euro gjobë për incizim ilegal nga makina

Përveç gjobës, “inçizuesi” do të merr edhe padi penale për inçizim ilegal të ngritur nga secili njëri, identiteti i të cilit do të vërtetohet në materialin e inçizuar, ndërsa është marr nga cila do kamerë e instaluar në automjet, përveç nëse automjeti është në pronë të MPB-së. Kjo vepër është e dënueshme sipas Ligjit për të dhëna personale të Maqedonisë.

Marketing

400 euro është gjoba që do t’ju padit shteti në procedurë gjyqësore. Secili që ka vendosur kamerën në automjet apo në banesë, pa marrë leje nga të gjithë banuesit e banesës, është i obliguar që para se të jetë i gjobitur ta heq mjetin për mbikëqyrje video.

Pronarët e automjeteve të reja që kanë video kamera të instaluara në automjet kanë opsion që të kërkojnë t’ju deaktivohet, sepse në Maqedoni ashtu sikurse gjithkund në BE, inçizimi i të dhënave personale dhe identiteti i qytetarëve në vend publik është e ndaluar dhe e dënueshme.

Shumë nga qytetarët, thonë ekspertët, instalojnë kamerat në automjetet e tyre, duke u shpresuar se një ditë, ai video inçizim do ta mund ta shfrytëzojnë si “dëshmi” nëse ju ndodh ndonjë rast i paparashikuar.

Marketing