400 raste të reja dhe 206 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 2327 testime, ndërsa janë regjistruar 400 raste të reja me Covid-19.

Marketing

Insituti Për Shëndet Publik ka regjistruar 206 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 jetën e kanë humbur 11 persona bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i prekurve me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri më tash arrinë në 89392.

Marketing