“Titanik”, seanca me dëgjimin e bombave shoqërohet me sharje vullgare

Shumë sharje vulgare dhe ofendime nga bombat u dëgjuan në sallën e gjyqit, në vazhdimin e sotëm të seancës për rastin “Titanik”, për parregullsitë zgjedhore. Në periudhën prej 4 orëve nga fillimi, u lëshuan 46 biseda, të bëra mes Mile Janakieskit, Gordana Jankulloskës dhe Martin Protugjerit. Në njërën prej tyre, Jankulovska dhe Protugjer flasin për kontributet në edicionet informative të ish TV A1, për aferën “Listat”, në të cilën gazetarët gjejnë se çdo punonjës në administratën shtetërore duhet të propozojë 15 votues të sigurt.

Marketing

“I kanë kurdisur shumë ato. Unë shoh një kontribut dhe i pyesin njerëzit për cilët do të votojnë dhe këto thonë për VMRO-në. Ata i pyesin pse, ata thonë se do t’u mbarojnë punë për punësim, apo për diçka tjetër. Nuk e di se si nuk i njohin për zëri, gjithë ditës janë në TV. Do të duhet të mendojmë më mirë se si të reagojmë”, tha Gordana Jankulovska, ish ministre e Brendshme.

Protugjer përgjigjet se do të duhet t’i padisin gazetarët. Me fjalë të shëmtuara e ofendon ish-prokurorin Shvërgovski, sepse nuk ngriti akuzë sipas informacionit të pranuar, për përfaqësim të rremë, duke thënë se po punonte për LSDM-në. Jankulovska ankohet se Kanal 5 nuk i mbulon ngjarjet e tyre, edhe pse pronari i medias ishte në listën e kandidatëve për deputetë. Në bisedimet e tjera, dëgjohet një marrëveshje për pjesëmarrje më të madhe dhe mobilizimin të diasporës, sa njerëz janë regjistruar për të votuar në KSHZ, marrëveshje për listat e kandidatëve dhe aktivitetet e fushatës parazgjedhore. Mbrojtja përsëri reagoi se regjistrimet që lëshohen nuk kishin asnjë vlerë, por gjykata vendosi të dëgjohen, sepse janë pranuar si dëshmi. Kjo është seanca e dytë në të cilën publikohen bisedat e përgjuara. Ka rreth 1000 të tilla për dëgjim. Ritmi deri më tani shkon shumë ngadalë për shkak të pushimeve dy orëshe gjatë ditës, që Jankulovska të mund t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj fëmijës.
Alsat

Marketing