43 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh

43 persona kanë mbetur të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Bangladesh.

Marketing

Sipas mediave lokale, zjarri filloi në një restorant rreth orës 22:00 me orën lokale të enjten në kryeqytetin, Dhaka, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

75 persona u shpëtuan dhe dhjetëra u dërguan në spital. Zjarri është lokalizuar pas dy orëve, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve dhe po hetohet për shkakun.

Ministrja e Shëndetësisë e Bangladeshit, Samanta Lal Sen, tha se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin deklaruar të vdekur në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës.

Ndërsa 10 të tjerë vdiqën në spitalin e qytetit. 22 janë në gjendje kritike, shtoi Sen.

Kompleksi në të cilin ndodhet ndërtesa përmban edhe restorante të tjera, si dhe disa dyqane veshjesh dhe celularësh.