46% e qytetarëve janë vaksinuar së paku me dy doza

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Janë aplikuar gjithsej 1.641.773 doza të vaksinës, 782.460 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 48.087 qytetarë.
Ditën e hënë dhe të martë janë vaksinuar gjithsej 8.518 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës ditën e hënë dhe të martë kanë marrë gjithsej 1.883 qytetarë.
Dozën e tretë të vaksinës ditën e hënë dhe martë e kanë marrë 4.700 qytetarë.
57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine.
46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash.
39% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine.
37% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash.
54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash.
✔️Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.

Marketing