460 mijë qytetarë nën pragun e varfërisë

Vitin e kaluar, 460 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë jetuar nën pragun e varfërisë , tregojnë statistikat e fundit nga Enti i Statistikës.

Marketing

Shkalla e varfërisë është rritur me 0.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, pra 22.2 për qind e banorëve kanë qenë të varfër. Këta qytetarë kanë pasur të ardhura mujore prej 7,510 denarë ose 15,771 denarë për një familje me katër anëtarë. Gjithsej 38.7% e të papunëve, 9.0% e të punësuarve dhe 7.7% e pensionistëve jetojnë në varfëri. Varfëria në tri vitet e fundit ka tendencë të rritjes. Norma në vitin 2016 ishte 21.9%, ndërsa në vitin 2015 21.5%.

Marketing