Gjatë vitit 2018 janë ngritur vetëm dy aktakuza për krimet e luftës kundër popullatës civile në Kosovë, ndërsa janë shqiptuar katër aktgjykime të shkallës së parë në procedurat për krime të luftës të filluara në vitet e më hershme. Për efikasitetin e dobët të zbardhjes së këtyre rasteve u kërkua që në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të jetë prioritet vënia e drejtësisë për gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Marketing

Këto të dhëna dhe kërkesa u bën në tryezën që Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bërë prezantimin e raportit vjetor mbi monitorimin e gjykatave të lidhura me krimet e luftës.

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq u shpreh kritikuese për mos zbardhjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë dhe se drejtësia penale nuk po e arrin nivelin dhe intensitetin që ata kanë pritur të shohin në këtë drejtim.

Për këtë ajo tha se ka besuar se do të ketë më shumë përgjegjësi, derisa kërkoi që të gjenden fajtorët për gjithë masakrat që kanë ndodhur në territorin e Kosovës ndaj popullatës civile.

Duke u bazuar në këto diskutime, Kandiq i bëri thirrje politikës që në diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të jetë prioritet diskutimi për zbardhjen e krimeve të luftës.

“ Drejtësia penale nuk ka arritur nivelin dhe intensitetin që ne kemi pritur të shohim, ne kemi menduar që do të kemi shumë të dënuar për të gjithë ata që kanë bërë krime lufte, përfshi policë, ushtarak… është mungesa e bashkëpunimit të zyrës së prokurorisë së Serbisë me ata të Kosovës. Në Kosovë gjykimi mbahet për një kryes të mundshëm, të një krimi të madh, siç ka ndodhur në Krush, a mund të presim që kjo të vendos drejtësi, mund të presim që vetëm një person mund të i zbardhte të gjitha, natyrisht që jo. Kjo është një lloj margjinalizimi i krimeve të mëdha të rënda të kryer në Kosovë…njëra nga prioritet në normalizimin e mëtutjeshëm të Serbisë me Kosovën është bashkëpunimi në procesimin e krimeve të luftës, kjo është shumë me rëndësi për viktimat, kjo çështje duhet të jetë përkundër kuadrit politik…të ndërtohet një kulturë e kujtesës e shënimit të krimit, por në kontekst in e ri, si do të kujtojmë që të mos përsëritet. Fjala është për gjykatat që të ofrojnë prova të forta për të akuzuarit, këtu ka të bëjë për krimet e kryera në Vushtrri, 5 maj 1999, kjo është njëra prej krimeve më të tmerrshme”, u shpreh Kandiq.

Marketing