48 orë paraburgim për babain e 14-vjeçares

Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për babain e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, shkruan Alsat.

Marketing

Sipas Prokurorisë, i ati i Vanjës dyshohet se ka dhënë informacione se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia në mënyrë që të rrëmbehet.

Ndryshe, më herët MPB shpalli fletarrest ndërkombëtar për të akuzuarin e parë Ljupço Palevskin i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.