Probleme me frymëmarrjen
Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku. Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen. Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke
Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.Një studim arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë. Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit
Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme. Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur. Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.