5 të arrestuar pas një sherri mes tifozëve kroatë e polakë

Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje mes tifozëve kroatë dhe polakë para ndeshjes në Ligën e Kombeve ndërmjet Kroacisë dhe Polonisë.

Marketing

Policia kroate njofton se konflikti ka ndodhur rreth orës 18:00, në qendër të Osiekut.

Gjatë ndërhyrjes së policisë janë arrestuar pesë persona, ndërsa hetimi penal është në vazhdim.