Ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht.
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka disa ushqime që mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj.
Brokoli, lakra dhe lulelakra
Duke qenë janë të pasura me squfur dhe disa element të tjerë, mund të ndikojnë tek gjëndrat tuaja të djersës duke shkaktuar aromë të pakëndëshme edhe më tepër gazra në sistemin tuaj tretës.
Megjithatë, këto perime janë shumë të shëndetshme, ndaj mos i eleminoni ato.
Por konsideroni të mos i konsumoni përpara ndonjë aktiviteti apo eventi të rëndësishëm.
Mishi i kuq
Ekspertët e shëndetit thonë se mishi i kuq tretet më vështirë se shumë ushqime të tjera, për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrave.
Mbetjet që lë pas në traktin tretës prishen, duke bërë që këto toksina të çlirohen përmes djersës.
Peshku
Peshku është një nga ushqimet e para që ju vjen në mendje kur mendoni për një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Por kur bëhet fjalë për aromën e trupit, disa njerëz mund ta kenë të nevojshme të shmangin disa lloje peshqish që përmbajnë kolinë, pasi trupi i tyre nuk e shpërbën dot atë.
Kjo lloj paaftësie gjendetike, shoqërohet me një aromë të pakëndëshme të trupit dhe për ta trajtuar, duhen shmangur të gjitha ushqimet që e shkaktojnë.
Gjithashtu edhe ushqime të tjera të pasura me kolinë, si vezët, bishtajoret dhe mëlçitë, mund të jenë shumë problematike.
Kafeja
Kafja mund të aktivizojë gjëndrat e djersës dhe për disa njerëz kjo mund të shkaktojë djersitje të tepërt dhe erë të pakëndeshme.
Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës ose keni konsumuar sasi të mëdha.