50-vjetori i kongresit të drejtshkrimit, bëri bashkë akademikë të mbarë shqiptarisë

50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit bëri bashkë në një konferencë jubilare, akademikë dhe përfaqësues zyrtarë të mbarë shqiptarisë.
Njësimi i gjuhës shqipe në 1972-shin me 87 delegatë, u vlerësua nga të pranishmit, si një nga arritjet më të mëdha të kombit tonë, ndonëse përmirësimi i mëtejshëm në rregulla, por edhe me pasurim të fjalorit, u lakua si domosdoshmëri.
Kryeministri, Edi Rama, ndali gjatë fjalës së tij edhe tek debatet që rindizen herë pas here, duke vendosur në diskutim këtë ngjarje, që për të shënon një nga arritjet më të mëdha si komb.
Kryeministri vlerësoi edhe personalitetet e gjuhës, që mundësuan standardizimin e shqipes e fjalorë të saj, ndërsa nuk munguan kritikat për albanologët e sotëm, si dhe Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë sot, sipas tij me shkëlqim të rënë.
Ndonëse ironik, Rama nuk kurseu as besimin në 3 projektet madhore të Akademisë së Shkencave.
Fjalën e kryeministrit, Albin Kurti, e përcolli në sallë ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi. Në të shprehej mirënjohja për efektet pozitive të Kongresit, por edhe nevoja për një reformim të saj.