Serbia vijon të marrë vaksinën kineze “Sinofarm” kundër koronavirusit. Në Aeroportin e Beogradit kanë arritur edhe 500.000 vaksina kineze.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale,
“Pas meje është aeroplani më i madh që dorëzoi 500.000 vaksina të reja kineze nga “Sinofarm”. Erdha edhe një herë t’u shprehur falënderime Presidentit dhe popullit të Kinës”, shprehet Vuçiç.
Presidenti tha se Serbia ka 2.620.000 doza të vaksinave, ndërsa gjithsejt ka marrëveshje për 13.350.000 doza.
“U bëj thirrje njerëzve të vaksinohen, të shpëtojnë jetë. Falënderoj Kinën dhe jam krenar me Serbinë”, thotë Vuçiç.