Aeroplanët e zbulimit që kanë fluturuar mbi vullkanin Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re, nuk kanë identifikuar ndonjë të mbijetuar pas shpërthimit të së hënës, ka thënë policia.
Rreth 50 persona besohet se kanë qenë duke vizituar ishullin e pabanuar. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë shpëtuar, disa prej të cilëve janë përballur me djegie të rënda.
Policia beson se secili person që është gjetur i gjallë është evakuuar.
Ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të kryejnë kërkime në ishull për shkak të rrezikut të shpërthimeve të reja.
Disa turistë janë parë duke ecur shumë afër vullkanit, vetëm disa minuta para se ai të shpërthente.
“Bazuar në informacionet që kemi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar në ishull”, kanë thënë zyrtarët policorë.
Ishulli i Bardhë, i njohur ndryshe edhe si Whakaari, është vullkani më aktiv në Zelandën e Re.
Pavarësisht kësaj, ishulli që është nën pronësi private, është vend shumë i vizituar nga turistët