Xhemaili ,Vila dhe Buçi në takim me drejtues të bizneseve në Vizbeg

Hisen Xhemaili,ministri pa resor i obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, së bashku me drejtorin e Agjencionit për Investime të Huaja Arben Vila, zëvendës drejtorin e doganave Irfan Buçi dhe me Shoqatën e pronarëve të biznesit privat të udhëhequr nga Nexhat Shaini dhe më shumë afariste e drejtues të bizneseve të zonës së Vizbegut diskutuan mbi problematikat që i tangojnë bizneset vendase, njohuritë e tyre mbi ligjin për përkrahje financiare për ndërmarrjet vendore, të drejtat dhe beneficionet e tyre në raport me shtetin, bashkëpunimin ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja, barierat doganore si dhe shumë aspekte dhe mundësi për zgjidhjen e problemeve.

Marketing