SASHK:Formimi i një sindikate të re, skandaloze

SAShK-u u bën thirrje rektorëve të universiteteve të ndërpresin procedurën e formimit të sindikatës së re…

Marketing

SAShK-u u bën thirrje rektorëve të universiteteve të ndërpresin procedurën e formimit të sindikatës së re, sepse kjo është skandaloze.

Kryetari i SAShK-ut thotë se kjo është në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune, ku nuk lejohet përzierje e punëdhënësve lidhur me organizimin dhe veprimin e sindikatave, ndërsa është skandaloze edhe nga aspekti i konventave ndërkombëtare të cilat i rregullojnë këto problematika.

Gjithashtu ai thotë kjo ndodh sepse se deri në shpalljen e zgjedhjeve kur në bazë të ligjit nuk do të mund të nënshkruajnë marrëveshje kolektive në nivel të veprimtarisë, me çfarë shteti nuk do të mund ta paguajë rritjen e dakorduar prej 10% të pagave në arsimin e lartë.

“Me vetë përzierjen e tyre në organizimin dhe formimin e sindikatave bëjnë vepër penale për të cilën ka gjasa të përgjigjen – ata ose të autorizuar nga ata – dekanët apo sekretarët e përgjithshëm. Së dyti, do të doja t’i bëj thirrje MASh-it menjëherë të qaset drejt nënshkrimit të marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë në nivel të degës. Me këtë marrëveshje kolektive do të përfshihen të gjitha fakultetet në nivel kombëtar. Nëse ky proces është kompleks dhe koha është e shkurtër, atëherë u bëj thirrje rektorëve të universiteteve që t’i bëjnë thirrje SAShK-ut, si sindikatë e vetme përfaqësuese në veprimtarinë arsimore, përfshirë edhe arsimin e lartë, të nënshkruajmë marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, në nivel të institucionit. Nëse nënshkruhet marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, gjegjësisht me rektorët, nuk do të ketë rritje prej 10 %.”,- tha kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.

Nga SAShK-u paralajmëruan se do të ankohen deri te organizatat ndërkombëtare