Në hapësirat e Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza”, u përurua salla e re e operimit ultramoderne.
Drejtori i Klinikës, Nexhati Jakupi, theksoi se, përpos sallës së re të operimit, e cila është e vetmja e këtij lloji në rajon, në hapësirat e papërdorura është ndërtuar reparti i ri i cili dukshëm do të lehtësojë funksionimin e klinikës.
“Salla të cilën e lëshuam në përdorim është me standardet botërore më të larta dhe do të jetë salla e parë që ndërtohet në vend dhe rajon. Këtë sallë nuk e kemi as në spitalet private. Gjithashtu e lëshojmë edhe një pjesë të ri të repartit me 15 krevate, në të cilën dukshëm do të shkarkojmë repartin ekzistues.”,- deklaroi drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Nexhati Jakupi.
Salla e re që plotëson standardet më të larta botërore në këtë klinikë po bëhet për herë të parë pas 30 viteve.