‘Transparency International’:RMV shënon rënie në luftën kundër kurrupsionit

Niveli i korrupsionit në sektorin publik shënon rritje dhe me të shteti shënon regres në luftën kundër korrupsionit, tha kryetarja e “Transparency International”, Sllagjan Taseva.

Marketing

Këtë vit, RMV bie për 13 vende më poshtë në krahasim me vitin e kaluar ku ishim në vendin e 93 në rang listë, ndërsa tani në vendin e 106 nga gjithsej 180 shtete. Taseva u bën thirrje politikanëve për përgjegjësi më të madhe dhe të japin raport për punë profesionale të tyre.

“Frustracioni me qeveritë, korrupsioni në politikë si dhe mungesa e besimit në institucione, flet për nevojën e integritetit më të madh politik. Ky mesazh aq më tepër përforcohet kur sot ne jemi para zgjedhjeve. Këtë mesazh duhet ta kuptojmë që përfundimisht qytetarët nga politikanët të kërkojmë integritet, raport dhe përgjegjësi më të madhe, nëse duam që problemi me korrupsioni në RMV të zvogëlohet.”,- deklaroi Sllagjana Taseva nga “Transparency International”.

Sektori gjyqësor është dega kryesore e shtetit që ngarkon vendin për korrupsion, thotë Taseva, sidomos nga se raporti përfshin uljen e efektit të punës së PSP-së. Ndërkaq masat për luftë kundër korrupsionit janë joreale, joobjektive dhe si pasojë nuk japin rezultate, shton Taseva.

“Flasim për shtet të kapur dhe akoma shihet se ky trend vazhdon. Ndryshimi i vogël në vitin 2018 ishte rezultat i besimit në Prokurorinë Publike. Masat që paraqiten si masa për luftën ndaj korrupsionit, nuk janë reale, nuk janë të vërteta, as objektive dhe nuk japin rezultat.”,- theksoi Sllagjana Raseva nga “Transparency International”.

Në situatë të njëjtë me RMV-në gjendet Shqipëria, ndërsa në rajon më e pakorruptuar rezulton Sllovenia në vendin e 35, ndërkaq Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina radhiten pesë vende para Maqedonisë së Veriut.