‘Reketi’,shpalosen dëshmitë e palës mbrojtëse

Në procesin gjyqësor për rastin “Zhvatja” ka filluar prezantimi i provave të palës mbrojtëse. Dëshmitari i parë i siguruar nga mbrojtja e Bojan Jovanovskit, ishte avokati, Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses, Vesna Dimishkova, e cila ka qenë gjykatëse e angazhuar në procedurën paraprake në rastin “Perandoria”, ku i dyshuar ishte Orce Kamçev.

Marketing

Në dëshmitë paraprake nga çifti Kamçev, u tha se avokati Dimishkov i ka njoftuar të njëjtit se është nën masa të veçanta të sigurisë, ndërsa për bashkëpunim i ka kërkuar shumë të majme parash.

Sipas Kamçevit, ai i ka premtuar se do t’i lehtësojë të gjitha masat që do të shqiptohen kundër tij.

Avokai Dimishkov hodhi poshtë pretendimet e tilla, duke thënë se është kontaktuar për t’u angazhuar si avokat mbrojtës.

“Unë vlerësova dhe vlerësoj se ata deshën të më shfrytëzojnë, të më angazhojnë si mbrojtje, sepse nëse më angazhojnë në atë rast, gjykatësi në procedurë paraprake, motra ime, me ligj do të përjashtohej nga lënda. Duke i analizuar bisedat me Kamçevën dhe Milevskin, vlerësova se nuk duhet të pranoja ofertën e tyre, të jem avokat në këtë lëndë. Kur u lajmërua Milevski, i tregova shumë e cila për ta nuk do të ishte e kapshme. Pasi ua ofrova shumën e parave, askush nuk më lajmëroi e as nuk më kërkoi”.

Për palën mbrojtëse kjo është edhe një tregues me të cilin po dëshmohet e kundërta e asaj që pretendon prokuroria.

“E tha të vërtetën për gjithë këtë rast penalo-juridik dhe kur atë ta ndërlidhni me dëshminë e prokurores, Lile Stefanova, do të vini deri tek disa konkluza. Nuk bëhet fjalë nëse dëshmitari përmbush listë të dëshirave, por nëse e thotë të vërtetën. Ne arritëm qëllimin që e dëshiruam. Unë nuk mund të supozoj se kush çfarë ka ofruar, por dua të them se nuk ka asnjë dëshmi se i akuzuari, Bojan Jovanovski, ka bërë diçka joligjore. Prapavija është diçka tjetër dhe jo ajo për të cilën ai është akuzuar.”,- tha avokati, Sasho Dukovski.

Prokuroria sërish ishte kundër kërkesave të mbrojtjes që të akuzuarit Jovanovski t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me qëllim të mund të realizojnë mbrojtje më të mirë.