546 viktima në Itali, rritet përqindja e testeve pozitive

33.979 persona kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave zyrtare. Në vend janë kryer 195.275 tamponë, 30 mijë më pak se sa një ditë më parë.

Marketing

Ajo që bie në sy, është rritja me 1% e të infekturave krahasuar me një ditë më parë në raport me testimet e kryera. Sot kanë rezultuar pozitivë 17.4% e personave të testuar.

Ndërkohë 546 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që në nisje të pandemisë në 45.229 persona.

Marketing