Ka nisur shqyrtimi publik i listës së zgjedhësve dhe do të zgjasë deri më 11 mars në mesnatë.
Në këtë periudhë qytetarët do të mund të kontrollojnë a gjenden në listë, a janë të dhënat e tyre të sakta, por edhe do të mund të denoncojnë parregullsitë eventuale. Gjatë kësaj periudhe do të mund të paraqiten për t’u regjistruar dhe të fitojnë të drejtë vote edhe shtetasit me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Regjistrimin e tyre këto qytetarë do të mund ta bëjnë në formë elektronike në faqen e elektronike të KShZ-së.
Verifikimi në Listën Zgjedhore do të mundësohet edhe për të burgosurit dhe personat në arrest në institucionet ndëshkuese përmirësuese. Kërkesa për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në certifikatat e veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik, dorëzohet përmes organit kompetent për kryerjen e sanksioneve deri te KShZ-ja më së voni deri më 11 mars.
Në këtë periudhë fillon edhe afati për grumbullimin e nënshkrimeve për lista kandidatësh të pavarur dhe të njëjtën për herë të parë mund ta bëjnë edhe para noterëve të autorizuar.
Më së voni deri më 12 mars, subjektet politike dhe garuesit në zgjedhje do të mund të dorëzojnë në KShZ listat e kandidatëve për deputetë. Shorti për radhitjen në fletëvotim do të mbahet më 21 mars.
Lista Zgjedhore për momentin numëron 1 milion e 817 mijë e 028 votues. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill, kurse rrethi i dytë, në rast se ka, do të mbahet më 26 prill.