Fatkeqësia në Llaskarcë,rrethoja s’ka mundur ta ndalë fuqinë e autobusit

As rrethoja e hekurit nuk ka mundur të pengojë përplasjen e autobusit të “Durmo Turs” vitin e kaluar në fshatin Llaskarcë. Këtë e tha eksperti i ndërtimit i cili gjatë seancës gjyqësore u pyet nga ana e palës mbrojtëse rreth shpejtësisë, këndit dhe fuqinë që mund t’i përballonte rrethoja që ta pengojë autobusin që të dalë nga rruga. Sipas tij, autobusi ka goditur me fuqi rreth 10 herë më të madhe nga ajo që mund ta hiqte rrethojën, ndërsa po ashtu edhe gardhi nuk ka qenë i vendosur në mënyrë përkatëse për t’i bërë ballë një peshe të një autobusi.

Marketing

Në fatkeqësinë e autobusit të “Durmo Turs”, më 13 shkurt të vitit të kaluar, jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 35 kaluan me lëndime të rënda.

Marketing