Edhe dy persona konfirmohen me virusin korona në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronvirusin e ri.

Marketing

Sipas ministrisë, një 42-vjeçar i infektuar ka qenë në kontakt me personin e parë, për të cilin është raportuar një ditë më parë, derisa e infektuara tjetër është një 37-vjeçare, shtetase e Kosovës, që ka arritur nga Italia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më 1 mars.

“Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, është thënë mes tjerash në njoftim.

14/03/2020Ora: 18:30 EDHE DY RASTE TË REJA TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS! Krahas tri rasteve pozitive të…

Publiée par Ministria e Shëndetësisë sur Samedi 14 mars 2020

Të premten, Kosova konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, një shtetas i Kosovës 77 vjeç dhe një 20-vjeçare nga Italia. Ndërkaq, sot gjatë ditës, autoritetet njoftuan se edhe një 39-vjeçar ishte infektuar pas kontaktit me 77-vjeçarin nga Stublla e Vitisë.