56 kilogram drogë është kapur në Gostivar dhe Tetovë për një vit

Për nëntë muaj në vitin 2021 në rajonin e Tetovës nga autorët e veprave penale janë zbuluar dhe marrë gjithsej 56,5 kilogramë drogë – marihuanë, heroinë, hashash dhe lloje të tjera, tregon analiza statistikore e të dhënave në policinë e Tetovës. Me ç’rast SPB Tetovë në rajonin e Tetovës shënoi 48 vepra penale nga fusha e tregtisë së palejuar me drogë.

Marketing

“Veprat e zbuluara janë për 25 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto vepra penale tërësisht janë pastruar dhe rrumbullaksuar me 40 padi penale të dorëzuara te Prokuroritë Themelore në Tetovë dhe Gostivar. Në këto vepra penale të përfshira me padi penale gjithsej janë ivolvuar 55 autorë, të moshave të ndryshme, në numrin më të madh meshkuj”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Analiza statistikore e të dhënave nga kjo fushë tregon se pjesa më e madhe e padive penale kanë të bëjnë me “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, ndërsa numri më i vogël ka të bëjë me “mundësimin e përdorimit të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”. Mes të denoncuarve në këtë periudhë ka të përsëritur por edhe të mitur.