6 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë me “veglën” tuaj

Të gjitha e dinë se për çfarë mund të bëhet me penisin e vet, por ka disa gjëra që nuk duhet ti bëni kurrë.

Organet gjenitale nuk vinë me një manual, por të gjithë e dinë pak a shumë se çfarë mund apo nuk mund të bëjnë me të.

Marketing

Mirëpo duhet të ceket se jo të gjithë e kuptojnë se ka disa gjëra që nuk duhet t’i bësh me penisin e tyre. Këtu kemi mbledhur 6 gjëra që nuk duhet të bëni KURRË.

Këto gjëra mund të iu dërgojnë në spital, prandaj po iu këshillojmë në mënyrë që të shmangni një vizitë të sikletshme tek doktori.

Mos e lako penisin, nuk është i krijuar në atë formë që të mund të lahet kur është i erektuar. Lakimi nuk duhet të kaloj 30 shkallë. Prandaj është e rëndësishme të bëni kujdes gjatë seksit.

Mos lejoni kafshimin e penisit. Lëkura rreth pjesës së lartë të penisit është shumë e ndjeshme dhe mund të shkaktoj lëndime serioze. Mund të shkaktohet vdekja e qelizave në atë zonë, që mund të tejkalohet vetëm me amputim të pjesës së vdekur.

Mos e goditni me shuplakë. Plagë të rënda mund të shkaktohen nga ky veprim. Ka disa persona që preferojnë akte të tilla sadiste gjatë seksit, por nuk do të përfundoj mirë më pas. Gjithashtu për ata që pëlqejnë të përdorin penisin për të “goditur” partneren gjatë seksit, bëni kujdes .

Mos shkaktoni fërkim të fortë në penis, mund të shkaktohet djegie nga fërkimi. Ajo do të djegë dhe dhembë shumë për një javë apo dy. Mund të shkaktohet gjithashtu nga masturbimi i shumtë.

Mos përdorni parfum. Të gjithëve iu ndodhë ndonjëherë të ndjejnë ndonjë aromë të çuditshme nga aty poshtë, por mos përdorni kurrë parfum ose ndonjë produkt me flagrancë në atë zonë sepse do të irritohet dhe mund të shkaktoj puçrra dhe infeksion.

Mos fusni kurrë asgjë në penis. Gjatë lojërave sadiste seksuale mund të keni dëgjuar këtë, por hapja e penisit nuk është e strukturuar në atë mënyrë që të mund të futet diçka. Kjo mund të rezultoi në lëndime të pakthyeshme, që mund të shkaktojnë impotencë, pra nuk mund të përjetoni më kurrë ereksion.