6 vetura të reja për Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore

6 vetura të reja për Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore

Ndërmarrja Publike për Ekonomizim me Kullotat Shtetërore ka siguruar 6 vetura të reja, si pjesë e investimeve për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e kapaciteteve të punës në terren.

Ky investim do të mundësojë kushte më të mira pune për punonjësit dhe realizim më efikas të detyrave në terren, duke pasur parasysh shtrirjen dhe nevojat e ndërmarrjes në të gjithë territorin.

Sigurimi i automjeteve të reja është pjesë e angazhimit për modernizimin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, si dhe për krijimin e kushteve më të mira për punonjësit që çdo ditë janë në terren.

Sot nuk dëgjojmë vetëm arsyetime, por po tregojmë rezultate. Ky investim është një dëshmi konkrete se me planifikim, përgjegjësi, punë konkrete dhe angazhim kolektiv, mund të realizohen projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e punës së institucionit.

a3927605 7587 4808 8dc9 182976d0bd1d

Ndërmarrja do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me investime dhe aktivitete që synojnë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e shërbimeve në terren.

Punë konkrete. Rezultate konkrete.

  / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF