6 vjet nga “27 prilli”, Spasovski: Jam kundër amnistisë të të gjithë të dënuarve

Si politikanë të përgjegjshëm, duhet të kemi një marrëveshje për interesat kombëtare, jo për krimin. Absolutisht jam kundër amnistimit të të gjithë të dënuarve që nga 27 prilli, propozimet që VMRO-DPMNE i ka bërë në periudhën e kaluar, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në postimin në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e gjashtë vjetorit të sulmit mbi Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.

Marketing

“Pikërisht gjashtë vjet nga sulmi i organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 – kulmi i krizës politike dyvjeçare, persona të maskuar, me kapela në kokë, sulmojnë institucionet dhe sulmojnë deputetët, të ushqyer nga patriotizmi i rremë i VMRO-DPMNE-së. Qëllimi ishte marrja e pushtetit duke sulmuar sistemin demokratik dhe kushtetues dhe me çmimin e jetës. Prandaj, jam absolutisht kundër amnistisë së të gjithë të dënuarve që nga 27 prilli, propozimet që DPMNE i ka paraqitur në periudhën e kaluar. Si politikanë përgjegjës duhet të kemi marrëveshje për interesat kombëtare, jo për krimin!”, thuhet në statusin e ministrit Spasovski në Fejsbuk.

Sot, shton ai, po flasim për Ministrinë e Punëve të Brendshme për qytetarët, për një polici të reformuar dhe evropiane, për punonjës policie që sakrifikuan për sigurinë e të gjithë qytetarëve, ndryshe nga ajo kohë e shënuar me thekson ai, brutalitet të paparë policor dhe aksion të organizuar policor kundër interesave të qytetarëve, kundër interesave të shtetit.

“Ka kaluar koha kur qytetari kishte frikë nga policia, sot policia është partner i qytetarëve!

Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i sigurt i Ballkanit Perëndimor, sipas Indeksit global të paqes, në shoqërinë e 36 vendeve më të sigurta në botë. Dallimi është i qartë! Jam krenar që si mbrojtës të ideve të lirisë dhe demokracisë dhe me çmimin e jetës sonë, arritëm të mbrojmë shtetin, ta kthejmë në rrugën e duhur, në strukturat euroatlantike ku bëjmë pjesë, si një shtet i të gjithë qytetarëve! Asnjëherë nuk duhet harruar!”, thuhet në postimin e ministrit Spasovski në Fejsbuk.