Ballina Shëndet & Style 6 zakone që dëmtojnë trurin tuaj

6 zakone që dëmtojnë trurin tuaj

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona të jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Marketing

PAGJUMËSIA

Pagjumësia ose e quajtur ndryshe Insomnia, mund të ndikojë ndjeshëm në jetën tuaj të përditshme. Nëse keni probleme të bini gjumë ose të flini gjumë për një kohë të gjatë, kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm, marrëdhëniet si dhe produktivitetin e punës.

IZOLIMI SOCIAL

Izolimi shoqëror ka karakteristika të ngjashme si në rastet e përkohshme ashtu edhe për ata me një cikël historik izolimi të përjetshëm. Të gjitha llojet e izolimit shoqëror mund të përfshijnë qëndrimin në shtëpi për periudha të gjata kohore, pa pasur komunikim me familjen, të afërmit ose miqtë, ose me qëllim të shmangies së ndonjë kontakti me njerëzit e tjerë.

Izolimi shoqëror mund të çojë në ndjenja të vetmisë, frikës ndaj të tjerëve ose vetëbesimit negativ. Mungesa e kontakteve të vazhdueshme njerëzore gjithashtu mund të shkaktojë konflikt me miqtë me të cilin personi i izoluar mund të flasë herë pas here me të ose të shkaktojë probleme me anëtarët e familjes.

MUNGESË E AKTIVITETI FIZIK GJATË DITËS

Pasiviteti fizik shkakton rrezikun e rritjes të sëmundjeve kronike, të tilla si diabeti, obeziteti dhe sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Një periudhë prej tre orësh është e detyrueshme të ndahet pesë minuta për ecje për të lehtësuar qarkullimin dhe funksionimin normal të trupit. Në këtë mënyrë pengohen problemet me presionin e gjakut. gjumë për shkak se na mbajnë të angazhuar mendërisht deri vonë në mbrëmje. Ata e bëjnë të vështirë që ne të shkëputemi prej tyre në mënyrë që të relaksohemi dhe të flemë gjumë. Celularët kanë reduktuar orarin e gjumit dhe ditën e nesërme përdoruesit janë zgjuar me më pak energji.

KOHË E GJATË NË TELEFON

Telefonat celularë bëjnë përdoruesin të rri pa gjumë për shkak se na mbajnë të angazhuar mendërisht deri vonë në mbrëmje. Ata e bëjnë të vështirë që ne të shkëputemi prej tyre në mënyrë që të relaksohemi dhe të flemë gjumë. Celularët kanë reduktuar orarin e gjumit dhe ditën e nesërme përdoruesit janë zgjuar me më pak energji.

Shtohet dhe faktori i dritës blu të ekranit, e cila është ngjyra më shqetësuese që gjithashtu pengon melatoninën, një lëndë kjo në trupin tonë që nxit gjumin. Mënyra e qëndrimit mundëson probleme të qafës dhe kockave ndërsa ekrani mund dëmtojë sytë tanë.

LEXIMI LAJMEVE NEGATIVE

Me kalimin e kohës, ekspozimi i tepërt ndaj lajmeve të këqija mund të dëmtojë nervat tuaja, gjë që mund të çojë në mpirje dhe lajmet e këqija nuk do të kenë më asnjë efekt mbi ju. Kujtojmë kohën e pandemisë dhe leximin e tepërt të lajmeve tepër shqetësues. Pasojat e një tërmeti apo dhe dukuri të tjera të vrasjeve të cilat mund të arrijnë të shkaktojnë ankth, apo lodhje të trurit.

SHIKIMI I FILAMVE PORNOGRAFIK

Shikimi i filmave pornografik ndikon në ndryshimin e kënaqësisë por dhe në trurin tuaj duke e bërë më dembel. Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzor në Berlin ka bërë një studim të gjatë mbi këtë temë dhe shpjegon se pornografia mundëson ulje të sistemit të shpërblimit. Pak a shumë si droga apo lojrat. Nëse shihni rregullisht pornografi truri juaj do të bëhet i pandjeshëm ndaj efektit të dopaminës, neuronit transmetues të kënaqësisë.

Marketing
Exit mobile version