Gjithashtu, një rritje e hormonit të melatoninës, tenton t’ju bëjë më të përgjumur dhe të dëshpëruar. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet e sjelljes, sepse ndërsa moti përkeqësohet, ne kalojmë më pak kohë jashtë dhe bëjmë më pak stërvitje.

Ekspertët thonë se ankthi në këtë sezon mund të shfaqet për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit. Një shpjegim tjetër për ndjenjat negative gjatë vjeshtës mund të jetë që këtë sezon ju e lidhni në mënyrë të pavetëdijshme me një ngjarje traumatike të së kaluarës.

Fundi i verës mund të sjellë gjithashtu ndjenja keqardhjeje për mosplotësimin e dëshirave ose objektivave që kishit planifikuar të realizonit gjatë muajve të verës. Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi.

Nëse edhe ju e keni provuar të paktën një herë ankthin e vjeshtës, ka disa hapa që mund të ndiqni për ta menaxhuar:

1. Identifikoni shkaqet e mundshme të ankthit

2. Përqendrohuni në mënyrat për ta menaxhuar atë. Mund të jetë stresi i mënyrës së jetesës, ndryshimet e motit, ndjenjat që lidhen me kohën e shkurtër ditore etj.

3. Bëni ushtrime fizike të rregullta. Aktiviteti fizik ju ndihmon të ndiheni më të qetë dhe zvogëlon nivelet e stresit dhe ankthit.