Një 61-vjeçare në SHBA fitoi për herë të tretë lotarinë brenda tre viteve. “Fatlumja” nga shteti i Merilendit, arriti të fitojë shumën e 50 mijë dollarëve nëpërmjet lojës gërvishtëse.
E mrekulluar nga ky fakt, ajo deklaroi gjatë marrjes së çmimit, se është shumë e vështirë që një person ta fitojë lotarinë një herë në jetë dhe jo si ajo që e fitojë 3 herë brenda një kohe të shkurtër.
Ajo fitoi 50 mijë dollarë në gusht 2018, dhe shumë më tepër në tetorin e ardhshëm. Shumën e fituar, ajo u shpreh se synon ta shpenzojë për rregullimin e shtëpisë së saj.
“Nuk mund ta besoja fare. Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. E mahnitshme që fitova tre here”, u shpreh ajo.