KSHZ zyrtarizon rezultatet në Shtip e Pllasnicë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot vërtetoi rezultatin pas zgjedhjeve të parakohshme për kryetar Komune në Shtip dhe Pllasnicë që u mbajtën më 13 dhjetor.

Marketing

Në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip fitoi Sashko Nikollov nga LSDM dhe koalicioni i cili mori 11.477 vota.

Kundërkandidati nga Integra Simon Polikarp fitoi 1.179 vota, kandidati nga Koalicioni e Ardhmja në duart tona Goce Angellov 267 vota, kandidati i pavarur Trajço Mitevv fitoi 280 vota dhe Lazar Naumov fitoi 282 vota.

Gjithsej 41.777 votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Ndërkaq të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.301 qytetarë.

Ndërsa për Komunën e Pllasnicës, rezultatet përfundimtare u bënë të ditura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ditën e enjte. Alija Jaoski kandidat i BDI-së, fitoi më shumë vota 1.696.

Nikollov dhe Jaoski do të jenë në krye të komunave deri në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2021.

Marketing