66 vende i bashkohen nismës për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050

OKB-ja njoftoi pak para hapjes së një samiti mbi klimën, ku morën pjesë shumë udhëheqës botërorë, se 66 shtete i bashkohen tashmë qëllimit për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.

Marketing

“Urgjenca klimatike është një garë që jemi duke e humbur, megjithatë ende mund ta fitojmë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ndër njoftimet e tjera të OKB-së, 68 vende janë zotuar të rishikojnë zyrtarisht planet e tyre mbi klimën deri në vitin 2020, datë kjo kur 195 nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit priten të ndërmarrin angazhime të reja.