Drejtoria e të Ardhurave Publike, njofton qytetarët se për muajin nëntor nga të ardhurat tatimore, në arkën shtetërore janë mbledhur gjithsej 7.466.301.007 denarë.
Në krahasim me muajin nëntor të vitit 2020, kemi rritje për 23,39%, respektivisht për 19,87% rritje në raport me muajin nëntor të vitit 2019.
Mbledhja më e lartë është tek Tatimi i i të ardhurave personale me 21,37% në raport me vitin 2020, respektivisht 16,55% më e lartë në raport me nëntor 2019 dhe Tatimi i vlerës së shtuar më i lartë për 30,1% në raport me vitin 2020 dhe 25,62% në raport me vitin 2019.
Tek tatimi i fitimit kemi ulje për 5,13 në raport me muajin nëntor te vitit 2020, respektivisht për 2,77% në krahasim me nëntor 2019.
Drejtoria e të Ardhurave Publike e RMV-së edhe tutje do të vazhdojë në mënyrë transparente të informojë për të gjitha të dhënat për mbledhjen e të ardhurave tatimore në arkën shtetërore.