Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në njërin prej klubeve të natës në qytetin e Pejës.
Të përfshirë në rast kanë qenë reperi shqiptar, Rigel Rajku i njohur me nofkën Noizy si dhe tiktokeri Muhamet Iseni i njohur si Medi.
Dyshja edhe më parë kishin pasur telashe.
Por mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit në klubin e natës “Sancy” në Pejë situata ka esklauar duke u përfshirë në rrahje.
Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërsa, bëri shtoi se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi për Insajderin.
Zëdhënësi potencoi se dyshimet janë per 7-8 persona të përfshirë në rrahje.
“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejës, Shkodran Nikçi.
“Eshte inicuar rast per kete ceshtje. Policia eshte ne fazen e grumbullimit te provave. Jemi ne pritje per te gjeturat e Policise. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policise do veproj komfor dispozitave ligjore”, ka thënë ai.
Ndërkohë, mësohet se nga kjo rrahje disa persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.
Insajderi, po ashtu ka telefonuar edhe në diskotekën “Sancy” në Pejë, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë detaj.