7 arsye pse duhet të zgjidhni një prerje të shkurtër flokësh

Nuk ka rast më të mirë se sa sezoni i ngrohtë i verës për një prerje të shkurtër dhe të këndshme të flokëve. Ka një larmi idesh dhe arsyesh të mira për të rifreskuar pamjen tuaj.

Marketing

Më e fundit që ka bërë një prerje të tillë flokësh është Kate Hudson. Së fundi aktorja u ka thënë lamtumirë flokëve të saj të gjatë duke zgjedhur ata të shkurtër. Një zgjidhje praktike dhe në të njëjtën kohë mjaft në modë. Por para saj, mania e shkurtimit të flokëve ka infektuar një grup të madh të grave të njohura.

Nga Kim Kardashian, e cila hapi sezonin e verës me shkurtimin e flokëve të saj në janar, tek Jones, Kaia Gerber, Reese Witherspoon, Natalie Portman, Lily James, janë të shumta ato të cilat në këtë mot me temperatura të larta kanë zgjedhur të përqafojnë trendin e flokëve të shkurtër.

Një zgjedhje që, përveç të qenit shprehje e një dëshire për ndryshim, synon gjithashtu të plotësojë nevojat praktike. Mbi të gjitha nxehtësisë e verës. Por jo vetëm. Këtu janë disa arsye të mira për të zgjedhur një shkurtim të bukur.

Marketing