Ballina Sport 7 gola dhe spektakël, Barça fiton në transfertën e vështirë

7 gola dhe spektakël, Barça fiton në transfertën e vështirë

Barcelona ka arritur të marrë pikët e plota nga transferta e vështirë e Villarrealit, e cila u mbyll me 7 gola dhe spektakël.

Marketing

Gavi hapi serinë e gola për skuadrën e Xavit që në minutën e 12, ndërsa 3 minuta më pas ishte holandezi De Jong që shënoi edhe golin e dytë, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë për kampionët e Spanjës, por nuk rezultoi aspak kështu.

Foyth shkurtoi diferencën e golave në minutën e 26 për Villarrealin, ndërsa në fundin e pjesës së parë barazoi Sorloth. Në minutën e 50, Villarreal gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Baena-n dhe kaloi në avantazh. Ndërsa në minutën e 68, Torres barazoi sërish rezultatin.

Në fund gjithçka u vulos nga Lewandowski, me polakun që realizoi golin e katërt për Barçën në minutën e 71’.

Tashmë, teksa janë zhvilluar 3 javët e para në La Liga, Barcelona mban vendin e tretë me 7 pikë, ndërsa Reali i Madridit qëndron në krye me pikë të plota.

 

Marketing
Exit mobile version