Ballina Sport Bayern gjen “Lewandowski”-n e ri, Kane i jep fitoren e dytë bavarezëve

Bayern gjen “Lewandowski”-n e ri, Kane i jep fitoren e dytë bavarezëve

Bayern ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e dytë në Bundesligën gjermane, duke mposhtur me lehtësi 3-1 Augsburgun.

Marketing

Ndeshja u hap me një autogol të miqve, ndërsa anglezi Kane shënoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 69, kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për kampionët e Gjermanisë. Katër minuta nga fundi, Bejlo shënoi edhe golin e nderit për miqtë, i cili vlen vetëm për statistikë nga ky takim.

Pas kësaj ndeshjeje, Bayern merr vendin e parë me pikë të plota, ndërsa Kane tashmë ka realizuar 3 gola në dy ndeshjet e para duke kthyer besimin te bavarezët se tashmë kanë gjetur pasardhësin e duhur të polakut Lewandowski.

 

 

Marketing
Exit mobile version