7 jetimat nga Haraçina bëhen me shtëpi të re. Buçi apel banorëve: Ndihmojuni !(VIDEO)

7 jetimat nga Haraçina  e  Shkupit, u bënë me shtëpi të re. Në dorëzimin e çelësave të shtëpisë i pranishëm ishte kryetari i shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ Halil Kastrati , donatori i shtëpisë Asim Kabashi “Cima Construction“ si dhe Irfan Buçi- funksionar i BDi-së, i cili njëherit është edhe iniciator për rastin në fjalë  e që ka bërë gjithë organizimin e ndërtimit të shtëpisë deri në fund për këta jetima.

Marketing
Buçi apeloi banorët e Haraçinës që këtyre 7 jetimave  t’ju dalin në ndihmë , pasi janë të mitur dhe  jetojnë vetëm me gjyshen e cila është në moshë të shtyrë.
Kujtojmë se këta 7 fëmijë mbetën jetima më 29 Prill 2020 , pasi babai  masakroi me thikë nënën e tyre në shtëpinë ku banonin.
Për më tepër ndiqeni videon:

 

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/2609730036005363