7 Mënyrat se si ta mbroni zemrën tuaj

Ka disa mënyra sesi mund të përmirësoni shëndetin tuaj, dhe veçanërisht shëndetin e zemrës.

Marketing

Shoqata Amerikane e Zemrës tregon 7 mënyra të thjeshta për të menaxhuar shëndetin e zemrës.

1.Mbani nën kontroll presionin e gjakut

“Është shumë e rëndësishme të monitoroni presionin e gjakut, sepse hipertensioni është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve dhe goditjeve të zemrës”-tha Karas.

Nëse presioni i gjakut tuaj është i lartë, të mos shqetësoheni sepse është lehtësisht e trajtueshme. Ka shumë medikamente të miratë cilat ndihmojnë për të kontrolluar presionin e gjakut dhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

2.Kontrolloni kolesterolin

Kolesteroli konsiston tek yndyrnat në gjak, dhe me kalimin e kohës këto yndyrna bllokojnë venat dhe të shkaktojnë arteriosklerozë. Kjo gjendje çon në ngushtimin e arterieve që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, goditje, dhe probleme të tjera të zemrës.

3.Reduktoni sheqerin në gjak

Diabeti është një sëmundje e cila nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe sistemin kardiovaskular.

4.Qëndroni aktivë

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, veçanërisht për njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike. Mjaftojnë 30 minuta në ditë, për 5 ditë të javes, për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme, transmeton KTV.

5.Përmirësoni dietën tuaj ushqimore

Për zemrën duhet një dietë e shëndetshme e cila është ë fokusuar tek frutat, perimet, drithërat dhe protein të varfëra. Shmangni yndyrnat, sheqerin, kripën dhe mishin e kuq.

6.Humbisni peshë

Obezitiviteti është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Heqja e disa kilogramëve do të përmirësonte ndjeshëm shëndetin tuaj të zemrës.

7.Ndaloni duhanin

Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të gjithçkaje, që nga kanceri, diabeti, dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për zemrën tuaj.