7 orë mbledhje, zbardhet skenari! Rama në listë të hapur në Tiranë?

Partia Socialiste ka mbajtur një mbledhje maratonë në Pallatin e Brigadave për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Takimi zgjati 7 orë, me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë.

Marketing

Listat paraprake janë dorëzuar “kokë më kokë” me Ramën, jashtë kësaj tryeze. Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur, një lëvizje që i jep hapësirë për të maksimizuar votat. E megjithatë, e mërkura e ardhshme kur është dhe afati përfundimtar i dorëzimit të listave, do të zyrtarizojë gjithçka.

Marketing