7 Ushqimet më të mira për trupin gjatë periudhës së ndryshimit të stinëve

Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes.

Marketing

Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin.

Me ardhjen e vjeshtës, era bëhet më e fortë.

Ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se era ka fuqinë të sjellë shumë sëmundje nëse trupi nuk është i mbrojtur.

Pjesa më e brishtë e trupit që priret të preket nga sëmundjet është qafa, shpina, kraharori.

Vjeshta mund të sjellë probleme shëndetësore por edhe një bollëk perimesh dhe ushqimesh që e mbrojnë organizmin.

Këtu përfshihen zhardhokët, kungulli, qepa, hudhra, dardhat, mollët, arrorët, farat, erëzat dhe barishtet.

Në vjeshtë moti është krejt i paparashikueshëm duke e bërë tranzicionin mes verës dhe stinës së re pak të vështirë.

Për ta bërë këtë kapërcim nga ditët e nxehta në ato të freskëta e të turbullta, njeriu mund të shfrytëzojë ushqimet e mëposhtme të cilat sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofrojnë energji dhe mbrojtje.

Lëngu I Kockave
Ky lëng është shumë i pasur me ushqyes, proteina, minerale dhe amino acide.

Ai përmirëson tretjen, imunitetin, gjumin, energjinë dhe i jep lëkurës më shumë kolagjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ngroh dhe qetëson stomakun duke lehtësuar tretjen.

Ai ndihmon në nxjerrjen e toksinave nëpërmjet sekrecioneve dhe lufton inflamacionin e dëmtimet në mëlçi.

Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj por edhe ta përfshini në gatime të ndryshme.

Mjalti
Mjalti ushqen dhe mbron mushkëritë dhe shpërbën sekrecionet.

Ai zbut fytin dhe kollën.

Dardhat
Dardhat janë një frut që nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të këtij ndryshimi stinor.

Ato zbusin fytin dhe mbrojnë mushkëritë.

Vaji Esencial I Nenexhikut
Ky vaj esencial duhet mbajtur me vete sidomos nëpër udhëtime për të shmangur virozat dhe bakteret.

Atë mund ta nuhasni direkt nga shishja ose të bëni banjë me avull për rrugët e frymëmarrjes.

Kanella
Kjo erëz fantastike lufton të ftohurën dhe dhimbjet e saj.

Ajo përmban plot antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën.

Vitamina D
Studimet shkencore tregojnë se kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për një imunitet të fortë.

Përveç ekspozimit në diell atë mund ta merrni nëpërmjet suplementëve me rekomandimin e mjekut.