70 vite në fron, Elizabeta shfaqet për herë të parë në publik që nga tetori

Mbretëresha Elizabetë mbajti një pritje të vogël në rezidencën Sandringham Mansion në prag të 70-vjetorit të jubileut të saj të platintë në fron, në një paraqitje të rrallë publike që nga tetori i kaluar, kur ajo u shtrua në spital për vizita mjekësore, pas njëfeste në kështejellën Windsor.

Marketing

Sot, sovrania 95-vjeçare preu një tortë përpara përfaqësuesve të komunitetit lokal në Sandringham, me grupe vullnetarësh, pensionistë dhe disa anëtarë të Institutit të Grave lokale.

Mes të ftuarve ishte edhe Angela Wood, e cila 69 vjet më parë, punoi si ndihmëse e re kuzhiniere dhe ishte ndër autorët e recetës së pulës së ofruar në banketin për kurorëzimin e Elizabetë së mbretëreshë në një ceremoni që u zhvillua një vit pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI, më 6 shkurt 1952, kur ajo u bë automatikisht mbretëreshë. Dëshmitarët thanë se mbretëresha ishte në një formë të shkëlqyer.